Shpenzimet e pakontrolluara te disa ekipeve duket se e vunë kreun e UEFA-s para përgjegjësisë për ta ndaluar këtë situatë, pasi të shumtë ishin presidentët e ekipeve që shqetësoheshin nga kjo merkato milionerësh por nga ana tjetër të shumtë ishin dhe ata që e kundërshtonin këtë vendim. Por duket se kjo situatë nuk zgjati për shumë kohë pasi nje gjykatë e Brukselit ka hedhur poshtë këtë vendim te UEFA-s.
Kërkesa u paraqit në dyert e gjykatës nga avokati Dupont, i cili është bërë i njohur si mbrojtës në cështjen e famshme Bosman. Në kerkesën e tij avokati e cilësonte vendimin si të padrejtë dhe penalizues për disa ekipe. Vendimi i dhënë nga UEFA parashikonte që ekipet duhet te kishin një deficit financiar i cili varionte nga 30 deri në 45 milion Euro. Sipas Dupont ky vendim i qeverisë europiane të futbollit pengon konkurencën e lirë midis klubeve.
Nga ana tjetër UEFA nuk ka qëndruar duarkryq, por ka apeluar menjëherë vendimin duke pritur qe fjalën e fundit ta thotë gjykata. Në rastë se kjo gjykatë i jep të drejtë kërkesës së Dupont atëherë ekipe si Inter, Roma, Real i Madrit e shumë e shumë ekipe të tjera ku në disa raste janë gjobitur nga UEFA per shkak te mos zbatimit te këtij ligji, do t’i rikthehet buzëqeshja pasi do t’i lejoj ata te zhvillojnë një merkato te fortë pa u bezdisur nga Fair Play Financiar.