“Problem janë ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura. Në fund të mandatit të parë qeverisës përfundojmë legalizimet e objekteve në zonat informate. Në të ardhmen synim kemi urbanizimin e zonave të legalizuara. Një pjesë objektesh nuk do legalizohen, si ato në zonat e mbrojtura, apo në kundërshtim me ligjin. Janë dhjetra mijëra objekte që nuk legalizohen. Po mendohet si do veprohet me familjet e objekteve që nuk legalizohen. Mund të sistemohen në objekte sociale ose me qira disa vjeçare” ka thënë Lame.
Më pas ai ka bërë edhe një rezyme të punës së bërë deri tani për legalizimin e objekteve pa leje.
“Në total 320 mijë objekte në proces legalizimi. Në total 420 mijë vetëdeklarime. 15 milionë dollarë në dispozicion të Agjencisë së trajtimit të pronave për kompensimin e pronave. Janë dhënë 83 mijë leje legalizimi. Rreth 5 mijë leje legalizimi në muaj. Kemi ndër mend të frenojmë ritmin, për të ruajtur cilësinë e lejeve. Problem planet e bashkive, kemi pasur raste kur kemi përfunduar në gjykatë ngaqë pronarëve u janë prishur ndërtimet nga bashkitë. Kemi çuar në qeveri ndryshime të procedurave, për thjeshtim të mëtejshëm. Kemi lënë rreth 1 mijë objekte pa përfshirë në proces legalizimi përgjatë Lanës. Kjo për shkak të projektit të rregullimit të kësaj hapësire. Probleme me mbivendosjet e pronave në hipoteka. Problem dhe pallatet e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave të cilat janë pa leje” ka thënë Lame.
ma.me