Forcat egjiptiane të sigurisë kanë vrarë liderin e lartë të “Vëllazërisë Myslimane”, Mohammed Kamal, si dhe një anëtar tjetër të këtij grupi të jashtëligjshëm islamik, gjatë një incidenti me të shtëna, natën e kaluar në një banesë në Kajro. Kështu ka bërë të ditur sot Ministria e Brendshme e Egjiptit.
Kjo Ministri tha në një komunikatë, e cila u publikua nga agjencia e lajmeve MENA, se 61-vjeçari Mohammed Kamal, fizikan me profesion, ishte i kërkuar për kryejnë e më shumë se dhjetëra sulmeve të armatosura dhe se dy herë ishte dënuar me burg të përjetshëm në mungesë për shkak të themelimit të një grupi të armatosur dhe një sulm me bombë afër një stacioni të policisë. Ai ka qenë në krye të disa degëve të armatosura të Vëllazërisë Myslimane, sipas saj. Kamal kërkohej edhe për vrasjen e Kryeprokurorit të parë egjiptian në muajin qershor të vitit 2015, Hishman Barakat – që është vrasja e parë e ndonjë zyrtar të lartë egjiptian në 25 vite.
ma.me