Dy zyrtarë amerikanë që po udhëtonin me pasaporta diplomatike janë droguar teksa kanë marrë pjesë në një konferencë vitin e kaluar në Rusi.
Njëri prej tyre madje është hospitalizuar, pasi, siç erdhën në përfundim zyrtarët, kishte qenë pjesë e një sjelljeje të ngacmimit të Rusisë ndaj diplomatëve amerikanë, e cila po përshkallëzohet.
Incidenti ka ndodhur në një bar ose në hotelin ku diplomatët amerikanë po qëndronin, pasi ishin duke marrë pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, që u mbajt në nëntor në Shën Petërsburg, transmeton rel.
Kjo gjë ka ngritur shqetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që ka shprehur indinjatën në Moskë, thonë zyrtarët e qeverisë amerikane, të cilët kanë njohuri për këtë ngjarje.
Por ngjarja nuk ishte dramatike deri në qershor, kur një diplomat i akredituar i SHBA-së, u ndalua para ambasadës amerikane në Moskë, të cilin zyrtarët në Uashington e ekzaminuan dhe konstatuan se ishte droguar në nëntor dhe arritën në përfundim që kjo ishte pjesë e një modeli të caktuar.
Departamenti i Shtetit ka sugjeruar se ngacmime të tilla janë shndërruar në shqetësim në dy vitet e fundit. (b.an)