Arrestohet në pikëkalimin kufitar midis Malit të Zi dhe Serbisë, në Dobrakovo, koloneli Radovan Aleksic. VOA ne Malin e Zi raporton se ai njihet si ish-shefi i shërbimit të kundërspiunazhit të Ushtrisë së Jugosllavisë.
Arrestimi i tij është bërë pas dyshimeve se ai kishte bërë përpjekje të vriste inspektorin policor Predrag Shukoviq, ish-shefin e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar të Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi, dy muaj më parë në Podgoricë. Arrestimi u bë me urdhër të lëshuar nga Prokuroria e Malit të Zi.
Më 11 korrik ndaj Predrag Shukoviqit në qendër të Podgoricës u zbrazën disa plumba me qëllim për ta vrarë. Hetimet e prokurorisë duke iu referuar edhe videove shkuan në gjurmët e atij që dyshohet se qëlloi dhe ishte pikërisht Aleksic.
“Zyra e Prokurorit të Shtetit në Podgoricë, në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, sipas të dhënave paraprake tregojnë se ekziston dyshimi i bazuar se shtetasi RA i Republikës së Serbisë 07.11.2016, duke përdorur një armë zjarri, u përpoq të vriste Predrag Sukoviç nga Podgorica “, thotë akuza. Aleksic është ish-kreu i departamentit të kundërzbulimit të Ushtrisë Jugosllave dhe mban gradën e nënkolonelit. Në vitin 2002 ai u emërua kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak në Podgoricë. Pas referendumit për pavarësi nuk ka pranuar të shkojë në radhët e Ushtrisë së Malit të Zi.
Ish-kreu i Departamentit për Luftën kundër Krimit të Organizuar Predrag Sukoviç, u plagos më 11 korrik në qendër të qytetit, kur sulmuesi i tij doli nga prapa dhe i qëlloi tri plumba në këmbë. Ngjarja ndodhi në mes të ditës në sy të disa dëshmitarëve, të cilët përshkruajnë autorin. Besohet se qëllimi i sulmit ishte një paralajmërim.
Emri i Sukovic u bë e njohur për publikun e gjerë, pasi ai e quajti publikisht zëvendëskryeministri Dushko Markoviq si dhe ishdrejtorin e Policisë Veselin Veljoviç e Malit të Zi si të lidhur me grupin e krimit Mojkovačka që pretendohen si të angazhuar në kontrabandën e cigareve./a.m.