Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë janë plagosur rëndë, gjatë një sulmi vetëvrasës të ndodhur në një dasmë në pjesën veriore të Hasakut të Sirisë.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një kamikaz i cili ishte futur në turmë dhe kishte hedhur veten në erë.
Sulmuesi vetëvrasës kishte aktivizuar bombën gjatë ceremonisë martesore të njërit prej udhëheqësve të forcave demokratike siriane, duke lënë kështu të vdekur 22 persona, ka bërë të ditur Rami Abdel Rahman, sheh i observatorit sirian për të drejtat e njeriut. /a.m.