2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur në njësinë administrative Dajç në Shkodër.
Sipas burimeve të plagosur kanë mbetur Aleks Prendi 40 vjeç, Vinçens Kopshti 26 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjec
Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës në një lokal. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes autorit, viktimave dhe të plagosurve raporton BW.
Sipas të dhënave autorin e kanë ngacmuar, ai më pas ka marrë armën ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar duke lënë 2 viktima dhe 4 të plagosur./a.m.