Një shqiptar humbi jetën tragjikisht në Itali pasi ra aksidentalisht nga një shkëmb teksa kishte dalë për gjueti në një zonë malore.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Piemontes. Sipas tyre viktimë mbeti një 54-vjeçar por ende nuk japin të dhëna për identitein e tij.
Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet nga ekipet e shpëtimit pas sinjalizimeve për zhdukjen e tij në këtë zonë./a.m.