“Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne”, tha Thaçi.
Duke shprehur mirënjohje për këtë nderim, Agolli e cilësoi Kosovën “Shqipëria përtej Drinit” dhe theksoi se ajo ka të gjitha burimet natyrore për t’u bërë një nga vendet më të zhvilluara të rajonit.
“Kam besim se Kosova në një të ardhme të afërt do ia kalojë të gjithë vendeve sepse ka përgatitur kuadro në të gjithë fushat, emigrimi ka bërë mirë. Ju kini shumë kuadro në fushën e mjekësisë të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur. Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni”, tha shkrimtari i njohur. Me 13 tetor, Dritëro Agolli do të festojë 85-vjetorin e lindjes.
ma.me
.