Afro 60% e investimeve të huaja në tremujorin e dytë të vitit u përqendruan në projektet madhore në energjetikë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e investimeve të huaja në këtë tremujor ishte e lidhur në masën dërrmuese me këto projekte.
Të dhënat e BSH-se, per tremujorin e dytë treguan se investimet e huaja direkte prekën vlerën e 261 milionë eurove, në rritje me 37% krahasuar me tremujorin e parë të vitit apo me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat e detajuara dëshmojnë se rritja e investimeve ka ardhur e gjitha nga pak projekte madhore të sektorit të energjisë.
Sektor tjeter që ka pasur një peshë domethënëse në ecurinë e investimeve të huaja ka qenë ai financiar. Investimet e huaja në këtë sektor për tremujorin e dytë ishin 25 milionë euro dhe që lidhen kryesisht me injektim kapitali shtesë në bankat tregtare të vendit prej grupeve të huaja zotëruese./a.k