E ftuar në emisionin Sunday Brunch në televizionin britanik Channel 4, Dua Lipa ka dhënë disa “leskione” të gjuhës shqipe.
Bashkë me moderatorët e programit, Tim Lovejoy e Simon Rimmer, kanë provuar byrekun që është ushqimi i preferuar i Lipës, e më pas dy britanikët kanë kërkuar nga këngëtarja disa fjalë shqip.
Bukuroshja nga Kosova nuk ka nguruar t’u mësojë fjalët faleminderit dhe mirëdita. Ata kanë shqiptuar fjalët ndërkohë që e kanë pasuar me të qeshura njohjen sadopak të vogël me një gjuhë të re.
shqiptarja.com/d.i.