Presidenti i Republikës ka pritur sot në një takim zyrtar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Në orën 09:00 u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Presidencë, ndërsa rreth orës 10:30 të dy presidentët do të dalin me deklaratat për shtyp.
Pas takimit me Nishanin, Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse me vonë ai do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.
Po ashtu presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha./dita/a.k