Kim Kardashian u grabit me armë në Paris në dhomën e saj të hotelit të hënën herët në mëngjes.
Zëdhënësja e saj Ina Treciokas tha për Daily Mail se ylli 35-vjeçar “është tronditur keq, por nuk është dëmtuar fizikisht”.
“Kim Kardashian West është mbajtur në shënjestër brenda dhomës së saj të hotelit në këtë mbrëmje nga dy burra të armatosur të maskuar e të veshur si policë. Ajo është tronditur keq, por fizikisht nuk është dëmtuar”, tha ajo.
Burri i saj, këngëtari Kanye West, ka lënë në gjysmë një koncert në Nju Jork, për shkak të incidentit.
Raportohet se asaj i janë grabitur shumë miliona dollarë dhe stoli. Hetimet janë duke vazhduar.
Kardashian dhe West gjenden që nga e mërkura në kryeqytetin francez për javën e modës.
BW/d.i.