Ky djalosh shqiptar me qeleshen e bardhë e jelekun e kuq, është fotografuar 106 vjet më parë, kur sapo kishte mbërritur në New York si emigrant.
Foto e tij është përfshirë në një grup fotosh të pazakonta, të para një shekulli, të cilat prezantojnë emigrantë nga e gjithë bota, që shkelën në Shtetet e Bashkuara nga fillimi deri në mes të shekullit XX-të.
Fotot bardhë e zi i janë nënshtruar një ndërhyrje të veçnatë duke iu rikthyer ngjyrat reale të veshjeve.
Foto e këtij “ushtari shqiptar” së bashku me 15 foto të emigrantëve të tjerë nga e gjithë bota, fotografuar njëlloj si ai në “Ellis Island” në New York janë publikuar dy ditë më parë nga shefi i fotografisë në BuzzFeedNews në Britani, Matthew Tucker.
Sipas tij, “fotot tregojnë vetëm një pjesë të vogël nga 12 milion emigrantët, burra gra e fëmijë, të cilët mbërritën në New York mes viteve 1892 dhe 1954 për të filluar një jetë të re në SHBA, të veshur shpesh me rrobat e tyre më të mira.
Portretet tregojnë emigrantët veshur me veshje kombëtare të vendit të tyre të origjinës, duke përfshirë vende që nga Shqipëria, Hollanda, e deri tek banorët e Sami-t në rajonet e Arktikut”.
Fotografitë janë realizuar mes viteve 1906 dhe 1914 nga fotografi amator Augustit Francis Sherman. Në 1907 disa nga fotot e tij ishin publikuar edhe nga National Geographic, raporton shqiptarja.
Specialistët e ngjyrosjes së fotove në në Dynamichrome kanë sjellë jetën e gjallë në këto foto, duke shtuar ngjyrat dhe kjo është bërë duke hulumtuar referencat historike të seicilit personazh, çka ka ndihmuar në identifikimin e ngjyrave të sakta, duke përfshirë kartolinat e kohës apo edhe fotografi me ngjyra të kohëve të mëvonshme.
Sipas Matthew Tucker, n gjyrat e shtuara në këto fotografi na ndihmojnë sot të imagjinojmë shkëlqimin e gjallë në këto rroba, të rëndësishme për traditën dhe kulturën e vendit dhe periudhës kur janë përdorur. Fotot janë pjesë e librit “The Paper Time Machine” dhe Matthew ka shpjeguar se si mund të shihen këto foto në version bardhë e zi dhe versionin me ngjyra në në faqen e BuzzFeedNews.
Në linkun e mëposhtëm mund të hapet faqja ku janë publikaur të 16 portretet.
These 100-Year-Old Colour Portraits Of New York Immigrants