U përdhunua në shkollë ndërsa mësoi se kishte ngelur shtatzënë vetëm pas shtatë muajsh. Është kjo historia e një vajzë 15- vjeçare e cila së bashku me disa shoqet e saj të shkollës, ra viktima e një sulmi të një grupi burrash të cilët i përdhunuan brenda shkollës ku mësonin.
Ngjarja siç raporton noa.al ka ndodhur në Indi, ku vajzat u mbyllën në klasa dhe u përdhunuan në mënyrë të përsëritur. 15- vjeçarja bashkë me familjen e saj e denoncoi ngjarjen në polici.
Por pas disa muajsh, vajza nisi të kishte dhimbje të forta barku dhe pas disa analizash të kryera zbuloi se ishte 31- javëshe shtatzënë.
Haryana, vendi ku jeton e mitura është një prej zonave me më shumë raste përdhunimesh në Indi, për shkak të numrit të paktë të punonjësve të policisë në qytet, shkruan ‘Metro’./a.k