Nga Bledi Mane
Tingellon absurde, komike por edhe joshese. Ka njerez qe fati, nafaka dhe progresi i rrembejne dhe ua perplasin luksin e tepruar ne cdo qelize te qenies se tyre.
Ja konkretisht deputeti Flamur Noka. Ndryshe nga Jezu Krishti lindur ne nje kasolle ne Betlehem te Izraelit me kecin dhe qengjin prane, Muli lindi te kasollja ne Topojan te Kuksit me lopen dhe viçin. Jezu Krishti u rrit me frymen hyjnore, Mulin e çau dhalla dhe kotherrja e bukes se misrit. Jezusi u shperngul ne Egjipt e me pas ne Jerusalem, Muli nga kasollja ne Topojan zbriti te konvikti i Mjeksise ne Tirane e me pas…
Flamur Noka sot jeton ne nje prej zonave me ekskluzive e me te shtrenjta te Tiranes. Apartamenti i familjes Noka ndodhet ne pallatin portokalli me pamje nga Liqeni Artificial i kryeqytetit. Muli eshte komshi me Arminen e Shkelzen Berishen dhe pak me poshte pallatit te tyre, ne nje kompleks apartamentesh te shtrenjta gjeni eksponente te tjere te se djathtes zhurmuese te cilet dje ne pushtet nuk lane gje pa bere nderkohe sot merakosen edhe per plehrat e plehrave. Ne zonen per te cilen po flas, sipas tregut imobilar te Tiranes, apartamentet whiten me 3000 euro/m2.
Me poshte po u sjell te listuar apartamentet e shtrenjta te disa prej kodosheve zhurmues qe luksi u ka rene per pjese jo prej punes dhe lodhjes por prej dallavereve dhe perfitimeve te padrejta.
Flamur Noka, apartament 250 m2=750 mije euro
Shkelzen&Armina Berisha, apartament 300 m2=900 mije euro
Ritvan Bode, apartament 250 m2=750 mije euro
Fatmir Mediu, apartament 270 m2=810 mije euro
Edmond Haxhinasto, apartament 200 m2=600 mije euro
Sherefedin Shehu qe do luftonte varferine ne Diber, 250 m2=750 mije euro
Dhe embelsira si gjithmone ne fund: Xhoana&Fatos Nano, apartament 600 m2=1.8 milione euro.
Dini gje kur eshte protesta tjeter e plehrave se do dal edhe une! 🙂