I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për “mitdhënie”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë 27-vjeçarin Emiljano Dervishi, banues në Tiranë.
Dervishi ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 787 NO është ndaluar nga policia tek mbikalimi i Liqenit Artificial, ku i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Efektivi i rrugores ka njoftuar më pas kolegët që kanë bërë arrestimin e 27-vjeçarit me akuzën për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.