Sulmuesi italian Mario Balotelli, që është duke kaluar një formë të mirë, nuk e ka bindur trajnerin e kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura që ta ftojë në dy ndeshjet kualifikuese për Botëror.
Ventura ka lënë jashtë edhe sulmuesin e West Hamit, Simone Zaza, i cili ka dështuar të japë më të mirën për klubin anglez pas huazimit nga Juventusi, transmeton Koha.net.
Të ftuarit për dy ndeshjet e radhës kundër Spanjës dhe Maqedonisë janë:
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Marria Perin (Genoa).
Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Angelo Ogbonna (Ëest Ham), Alessio Romagnoli (Milan).
Mesfushorë: Federico Bernardeschi (Fiorentina), Giacomo Bonaventura (Milan), Antonio Candreva (Inter), Domenico Criscito (Zenit), Matteo Darmian (Manchester United), Daniele De Rossi (Roma), Matria De Sciglio (Milan), Alessandro Florenzi (Roma), Ricardo Montolivo (Milan), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint-Germain).
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Eder (Inter), Manolo Gabbiadini (Napoli), Ciro Immobile (Lazio), Graziano Pelle (Shandong Luneng), Nicola Sansone (Villarreal). (b.an)