Kroacia mund të jetë pa dy nga yjet e saj në përballjen e 6 tetorit kundër Kosovës. Mbrojtësi i Liverpolit, Dejan Lovren i bashkohet Luka Modriçit nga lojtarët e rëndësishëm të Kroacisë që mund të mungojnë në dy ndeshjet kualifikuese për Botëror, ndaj Kosovës më 6 tetor, dhe Finlandës më 9 tetor, transmeton Koha.net.
Lajmin për lëndimin e Lovrenit e ka bërë të ditur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pas fitores prej 1 me 2 ndaj Sëansea-s.
“Dejan Lovren dhe Adam Lallana kanë probleme me kavilet, dhe nuk mendoj se ata do të mund të luajnë me kombëtaret e tyre, por duhet të shikojmë këtë”, ka thënë Klopp, raporton Liverpool Echo. (b.an)