Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” i ka bërë apel qytetarëve të kalojnë kohë me gjyshërit e tyre. Ky postim i Veliaj vjen në kuadër të ditës së të moshuarve, ndaj ai ka kërkuar nga qytetarët që të vlerësojnë moshën e tretë.
“Sot është dita e të moshuarve! Merr dhe ti pak kohë për nje kafe me gjyshërit sot e tregoju sa i vlerëson! Do i lumturosh”, shkruan kreu i bashkise se Tiranës.