Sergio Ramos dhe Luka Modriç pritet të mungojnë në ndeshjen ndaj Eibarit. Real Madrid, nën drejtimin e Zinedine Zidanes, ka zhvilluar stërvitje e fundit para ndeshjes me Eibarin, e cila luhet të dielën.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, ndaj Eibarit do të mungojnë Sergio Ramos dhe Luka Modriç, përcjell Express.
Zidane ka vendosur që t’iu jap pushim Ramosit e Modriçit, pasi kanë luajtur thuajse të gjitha ndeshjet deri më tani.
Kurse, Alvaro Morata, i cili ishte lënduar ndaj Borussia Drtomundit, është i gatshëm për ndeshjes, citohet “Express”. (b.an)