Në ditën e të moshuarve, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ishte në Shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, me të cilët kaloi edhe nje vakt.
Nxënësit e arsimit dhe formimit profesional të këtij qyteti, u vunë në shërbim të të moshuarve, duke iu gatuar dhe kryer shërbime estetike. Të moshuarve iu dhuruan lojëra shahu e domino, veshje të qepura posacërisht për të moshuarit nga nxënësit e arsimit profesional.
Ministri Klosi duke kujtuar detyrimin e shtetit dhe shoqërisë për t’ua bërë më të lehtë pleqërinë, deklaroi se qeveria do të rrisë pensionet, përmes riindeksimit të tyre
.Në mënyrë simbolike ai vuri tullën e parë të rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, investim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prej 250 milonë lekësh. Investime po nisin paralelisht edhe në Shtëpitë e të Moshuarve në Polican dhe Palasë.
” Të moshuarit janë cdo ditë nën vëmendjen dhe përkujdësin e ministrisë dhe qeverisë”, nënvizoi Klosi, duke i uruar nga Shkodra të moshuarit në ditën e tyre.