Një 17-vjeçare me iniciale O.B është larguar nga banesa prej disa ditësh dhe familjarët nuk dinë asnjë informacion se ku mund të jetë. Të gjendur në këtë situatë, ata i janë drejtuar policisë së Durrësit për të nisur kërkimet për vendndodhjen e saj. Policia e qytetit bregdetar thotë se, kallëzimin për zhdukjen e vajzës e ka bërë nëna e saj S.B 43-vjeçare ndërkohë që e reja është shpallur në kërkim.
Policia: Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrësit po punojnë për gjetjen e shtetases:
• O.B. 17 vjeçe, banuese në Ishëm.
Më datë 30.09.2016, ora 11:00 ka bërë kallëzim mamaja e saj, shtetësia S.B.43 vjeçe, pasi më datë 29.09.2016 , rreth orës 13:00 I është larguar nga banesa vajza.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.