Do e kisha harruar Shukriun, ashtu sikurse harrohen mbas çdo tre ditëve, të gjitha çudit shqiptare. Por nuk më lanë lajmet e kronikës, duke ma rikujtuar të shkretin.
I mjeri Shukri! Tani ndodhet pas hekurave të qelisë dhe me një akuzë të rëndë: Korrupsion, shpërdorim detyre, duke kërkuar favore seksuale. Shukriu, asnjë nga këto nuk përfitoi i ziu, vetëm se i kishte në mend, por si i pastërvitur dhe i paditur që ishte, ra në “lak”.
Shukriu i mjerë, i sëmurë, i raskapitur dhe pa përkrahje, kishte kërkuar që t’i jepej një masë më e lehtë sigurie. Por ekspertët, megjithëse vuan nga zemra, ishin të sigurtë se Shukriu e përballon burgun!
Natyrisht që e përballon, e kujt i plasi nëse vdes! Ai paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Nuk është e lehtë, që të lirosh “tmerrin” e të gjithë femrave të zonës! Ndaj gjyqtarët e “ndershëm” deri tek llastiku i brekëve, e lanë, e vranë, e groposën, sepse ai bëri një provë, që këta pushta e bëjnë çdo ditë.
E mbyllën në qeli, sepse i mjeri Shukri, është njeri pa njeri, “jetim”. Partia e hodhi në rrugë, miqtë e shokët e shikojnë sikur është me zgjebe, kurse drejtësia, si një mall surrogato që u prishi moralin k****ve, moralin e gjithë të (pa)moralshmëve! A thua se këta shkërdhata janë etaloni i ndershmërisë? Por s’duhet të harrojmë: “Hija e mburr të marrin”
Shukriun e gjeti ajo që duhet t’i gjejë të gjithë këta që po e dënojnë! E gjeti si ajo historia nga anët e tij: “Burri kap mat gruan në shtëpi, duke bërë seks me fqinjin. Nxorri pistoletën dhe i vrau të dy. Të nesërmen, do varroseshin por duke qenë se ishin nga një fshat duhet të varroseshin në të njëjtën varrezë. Për të mos u marrë vesh se cilin po varrosnin, nuk i hapën arkivolet. Por, një burrë i moshuar i’u drejtua kortezhit: Zbuloni or t’u bëj hoxh efendiu nderimet e fundit.
Kjo mund t’i ndodhi çdo burri. Por, këtij i qëlloi të zbulohet, e të paguaj për të gjithë ne. Ndaj i ziu Shukri, po paguan për gjithë pushtat e ndershëm me pushtet. Mirëpo, nuk kisha për qëllim të shkruaja për Shukriu, por për “qefli Shyqyriun”, burrë i ndershëm, gjyqtar bandilli. Ai nuk i’a kërkoi vetëm njërës por edhe tjetrës.
Por a keni dëgjuar se çfarë bëhet me të? Ky qefli që shiste drejtësi, për atë “plaçkën” është aty, në mes të pazarit! Vetëm se është pezulluar pak, por është përsëri gjyqtari, takon koleg e prokuror, pi kafe dhe wiski, argëtohet me to duke bërë “karshillik”, e duke u tundur dhe shkundur, si për t’u thënë gjithë atyre që e akuzojnë: Të ma rr***i, sepse unë jam gjykata.
Kurse Shukriu, pas hekurave me trinitrina në dorë dhe batanije deri tek gryka duke u dridhur! A e dini pse janë në vende të ndryshme i ziu Shukri me bandillin Shyqyri?! Sepse ai nuk është brekëgrisur, por është brekë-flori, brekë-dollarë. Ai nuk ka miq ca politikan legena, që të varrosin, për së gjalli për të mbrojtur bythën e tyre. Ai ka miq ata, që të groposin, po nuk i pate miq dhe po nuk je i të njëjtës familje.
“Qefliu Shyqyri”, shëtit lartë e poshtë dhe shumë shpejt do marri pafajësinë. Shëtit se nuk e burgos njeri, sepse nuk është i rrezikshëm. Shëtit sepse është drejtësia, është gjyqtar, nuk është kryetar. Dy herë ka “qëlluar”, e për pak ka qënë duke gabuar. Por ai nuk ka gabuar, sepse vjen nga klani i pagabueshëm, nga klani i të (pa)drejtësisë.
Paturpësisht dhe poshtërsisht, gjyqtari që i’u kërkoi favore seksuale dy femrave me prova dhe fakte shëtit i lirë i harruar. Sepse ishin ato “zuskat,” që i’a “kërkuan” atij bukuroshi. Pas rikthimit, ai do të jap dorëheqjen. Atëherë, nuk ka ligj që ta “njollosi,” sepse nuk është më gjyqtari por qytetari.
“Shyqyri qefliu”, do haj e do pijë, do gëzoi paratë dhe qejfet dhe mund të punoj avokat, përmbarues ose më e pakta noter. Kurse ti Shukri vdis sepse je “kriminel”, “vrasës me brekë të grisura”, “përdhunues me dëshirë” dhe “qefli i rrezikshëm”! Kështu është kur drejtësia vazhdon e bëhet nga poshtërsia! Deri kur?!