Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Industri” paraqet një rënie të theksuar, me 16.9% krahasuar me tremujorin e dytë 2015. Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 36%. Krahasuar me tremujorin e dytë 2015, ndryshimi vjetor i volumit të prodhimit industrial në “Industri” shënoi një rënie prej 20.2%. Por numri i të punësuarve u rrit 7.9%. krahasuar me tremujorin e dytë 2015.
Në aktivitetin “Ndërtim”, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e dytë 2016 paraqet rritje prej 2.9% krahasuar me tremujorin e dytë 2015.
Në tremujorin e dytë 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në ndërmarrjet që operojnë në “Shërbime” shënoi rritje me 5.5% krahasuar me tremujorin e dytë 2015, ndikuar kryesisht nga aktiviteti “Hotele” me 24.8% dhe pasuar nga “Informacion dhe komunikim” me 20.3%. Këtu ka një rritje të numrit të të punësuarve me pagesë me 9.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe rritje të fondit të pagave me 9.7%.
Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në tremujorin e dytë 2016 krahasuar me tremujorin e dytë 2015, në aktivitetet “Tregti me pakicë dhe shumicë dhe riparimi i automjeteve e motoçikletave” paraqet rritje me 14.6%, ndërkaq “Tregti me shumicë” paraqet rritje me 3.4%.
Në aktivitetin “Agjenci udhëtimi”, shifra e afarizmit në volum u rrit me 3% në tremujorin e dytë 2016 krahasuar me tremujorin e dytë 2015. Por ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum paraqet rënie 3.2% krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Agjenci udhëtimi” paraqet rritje 20.6% krahasuar me tremujorin e dytë 2015 dhe pagat e tyre u rritën 33.9%.
ma.me
lajm i mire per ekonomine