Janë 6 kandidatë të cilët do të garojnë për postin e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Bie në sy rikandidimi për këtë post nga kryetarja aktuale Lefterie Luzi. Ndërkohë ajo sfidohet nga nënkryetari aktual i KQZ-së Denar Biba.
Emrat e tjerë që kanë depozituar kandidaturat pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë Koli Bele, Rovena Ndoj, Iva Nov dhe Anton Lleshaj.
30 shtatori ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave.
Kandidatët do të thirren në Komisionin e Ligjeve në seancë dëgjimore. Më pas do të përzgjidhen dy kandidatura për votimin final në seancë plenare nga ku do të dalë kreu i ri i KQZ-së./a.m.