Kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në zonën e Fierit por gjatë fjalimit të tij nuk kurseu as batutat dhe ironitë ndaj kundërshtarëve politikë sa i takon çështjeve të aktualitetit politik. Ai u ndal gjatë fjalimit të tij tek ligji i mbetjeve, akuzat për kultivimin e kanabisit por edhe tek kritikat ndaj medias. Ai deklaroi se dëshiron që njerëzit nuk duhet ta marrin seriozisht ish-kryeministrin Berisha por të argëtohen me të.
“Ne duam që njerëzit ta shohin dhe të argëtohen dhe jo ta marrin seriozisht marrëzitë e tij. Aq më tepër që ju ndryshe nga unë dhe Gramozi (Ruçi) nuk e keni të detyruar që ta keni afër, ju e keni me një sustë. Ju lodhi prraf sustën shkoni te ‘Bang Bang’ dhe shikoni kartona se aty janë shokët e Saliut. Ça të them unë, se mos është vetëm Saliu”, u shpreh Rama.
Ndërkohë duke u ndalur te bujqësia, kreu i qeverisë tha se çdo vit qeveria financon 60 projekte, ndonëse nevoja është më e madhe.
“Qeveria e Saliut e la te rrenuar bujqësinë. Me falni se na ka përfshirë dhe ky diskutimi i plehrave dhe është si ajo shprehja kush fle me qenin gdhihet me pleshta. Paratë më parë i merrte dreqi. Sot janë qindra projekte të tjera që meritojnë financim. por vetëm 60 mund të financohen. S’ja dalim dot.”, tha Rama./a.m.