Dashi
Sot dita nis e qetë dhe do të keni një bashkëpunim mjaft të mirë edhe me partnerin/en tuaj. Mbrëmja në shoqërinë e njeriut të zemrës do të ketë surpriza. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe mund të nisin edhe lidhje afatgjata. Në planin financiar gjërat do ecin mirë.
Demi
Priten lëvizje të mëdha në lidhjen tuaj të dashurisë. Kjo gjë do t’ju habisë por dhe do t’ju kënaqë sepse do të keni ndryshime në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarëve do ju ndodhin gjërat si me magji dhe shumë shpejt do fillojnë një lidhje romantike. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.
Binjakët
Sot e keni me shumë siklet të çoheni e të përgatiteni për në punë. Një ditë që do të donit ta kalonit shtrirë dhe ngrohtë pranë partnerit/es. Beqarët me shumë mundësi do mund të ndryshojnë statusin e tyre, pasi do jetë Plutoni ai që do favorizojë takimet e veçanta për ta. Financat menaxhojini me kujdes për të shmangur problemet.
Gaforrja
Jeni racionalë sot në ato që ndodhin dhe e kuptoni që jo gjithmonë njerëzit tuaj të afërt apo partneri/ja kanë të drejtë. Beqarët nuk do ndihen në periudhën më të mirë për të joshur e për të dale nëpër takime, prandaj do refuzojnë edhe ftesat. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.
Luani
Dita e sotme është e ndarë në dy pjesë, mëngjesi ju gjen sa më praktikë dhe me këmbë në tokë ndërsa mbrëmja është mjaft romantike pranë njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do i krijojnë vetes mundësi për takime serioze. Ne planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme të njëpasnjëshme.
Virgjëresha
Keni qejf të rrini në shoqëri të partnerit/es sot dhe në mbrëmje mbase të lexoni një libër të bukur. Ju mungojnë ditët e qeta. Beqarët nuk do mërziten edhe pse nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse mund të pendoheni më vonë.
Peshorja
Mendoni se sot jeni zgjuar pa asnjë interes dhe disi të plogësht. Me fillimin e ditës dhe një surprizë për ju nga partneri/ja do të shikoni që gjithçka do të ndryshojë. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar një lidhje, prandaj do i refuzojnë ftesat. Për financat ka për të qenë një ditë jo shumë e mirë.
Akrepi
Sot do të ndjeheni vetëm dhe kjo gjë po ju rëndon psikologjikisht. Do të donit të kishit pranë partnerin/en por për këtë do ju duhet të prisni mbrëmjen. Beqarët do kenë një ditë shumë të ndërlikuar dhe nuk do munden dot të mendojnë për dashurinë. Edhe në planin financiar duhet të tregoheni të matur dhe ta mbani buxhetin nën kontroll.
Shigjetari
Një zhvillim i papritur sot premton ndryshime radikale në marrëdhënien tuaj në çift. Duhet të merrni vendime që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri dhe nuk do realizojnë dot takimet e ëndërruara. Saturni do ndikojë negativisht edhe tek financat.
Bricjapi
Të gjithë vëmendjen tuaj sot do ta marrë mbrëmja. Po përgatiteni për një darkë me partnerin/en ku sigurisht e ardhmja juaj do të jetë tema kryesore. Beqarët nuk do e takojnë dot shpirtin e tyre binjak sado që të mundohen. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe.
Ujori
Një ditë e qetë kjo e sotmja ku pjesën më të madhe do ta zërë puna. Ndërsa mbrëmja parashikon një mbrëmje romantike përkrah njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do e gjejnë papritur një person për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat mundohuni ti mbani më shumë nën kontroll.
Peshqit
Po luani rolin e viktimës në marrëdhënie me partnerin/en kur në të vërtetë ju nuk jeni të tillë. Mundohuni të hiqni dorë sa më shpejt nga kjo sjellje. Beqarët do jenë me më shumë fat se ndonjëherë më parë dhe e gjithë jeta ka për t’iu ndryshuar. Në planin financiar nuk parashikohen probleme, situata do jetë nën kontroll.