Pas lajmit të publikuar në media se këtë të premte Këshilli i Europës ka rrëzuar kandidaturat e propozuara nga qeveria për postin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ka reaguar kjo e fundit, duke përgënjeshtruar lajmin.
Burime të Javanews nga qeveria, sqarojnë se nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e Strasburgut në raport me ngërçin në të cilën ndodhet procesi i përzgjedhjes së kandidatit shqiptar për anëtar të gjykatës së të drejtave të njeriut.
Burimet shtojnë se në ditët e ardhshme pritet jo vetëm një qëndrim zyrtar i palëve, por edhe hapat e mëtejshme që do të ndërmerren për të çuar përpara procesin.
3 janë emrat e zgjedhur nga qeveria shqiptare, të cilët mund të përfaqësojnë vendin në Gjykatën e Të Drejave të Njeriut janë Ina Rama, Sokol Berberi dhe Gent Ibrahimi.
Njëri prej tyre do të zëvendësojë gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku, të cilit i mbaron mandati në këtë Gjykatë më 31 janar të vitit 2017.
/java/a.k