Se futbolli është shumë më tepër se vetëm një lojë, më së miri reflektohet në rëndësinë që i atribuohet këtij sporti. Kështu, historianët kanë thënë se triumfi në Kampionatin Botëror të vitit 1954 ishte përvojë edukuese për Republikën Federale të Gjermanisë, shkruan Koha Ditore.
Kosova mund të mos ketë fituar të njëjtin botëror, por vetëm në paraqitjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror në muajin shtator, ka bërë shumë për shpirtin ekipor të shtetit të ri dhe gjithashtu ka pasur efekt të madh edhe në ranglistën e FIFA-s.
Dy ndeshje zyrtare janë zhvilluar në historinë e futbollit kosovar deri më tash prej pranimit, por e para ishte një ndeshje testuese në qershor kundër Ishujve Faroe në Frankfurt.
Këtë ndeshje Kosova e fitoi me rezultatin 2:0, para se të luante ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Botëror kundër Finlandës në Turku. Për disa prej lojtarëve të Kosovës që participuan në këtë ndeshje historike, leja nuk erdhi deri disa orë para fillimit të ndeshjes.
Paulus Arajuuri e kaloi Finlandën në epërsi pas 18 minutave lojë, por pas një ore Valon Berisha e konvertoi në gol penalltinë për barazimin e merituar të Kosovës – 1:1.
Vetëm pranimi në FIFA ka “qenë më emocionues dhe interesant për të gjithë ne”, ka thënë seleksionuesi Albert Bunjaki pas barazimit me Finlandën, ku në fushë pati një përbërje pa përvojë, citohet Koha. (b.an)