Nëse ndieni dhimbje në shpinë në fund të javës së punës, të cilat përcillen edhe gjatë vikendit, me siguri nuk uleni drejt në tavolinën e punës, shkruan Koha Ditore.
Çfarë do të thotë të uleni drejt (si duhet)?
Supet duhet t’i keni të tërhequra prapa, ndërsa koka duhet të jetë drejtë. Mos e shtyni para. Boshti kurrizor duhet të jetë gjithmonë në pozitën e vet të natyrshme të shkronjës “S”, duke bërë me këmbë këndin prej 120-shkallësh.
Megjithatë, gjatë kohës së qëndrimit ulur shpesh merr formën e shkronjës “C” çka e ngarkon, dhe me kohë mundet edhe ta deformojë tërësisht.
Pushimi është i domosdoshëm. Ngrihuni dhe shëtisni të paktën çdo orë. Mos rrini ulur me këmbë të kryqëzuara. Të dy shputat duhet të jenë në tokë.
Mos i sillni në një anë, sepse me përsëritjen e shpeshtë të atyre lëvizjeve mund t’i deformoni. Vithet gjithmonë vendosni në buzë të karriges, kështu do t’ia mundësoni karriges ta mbrojë e mbështesë boshtin kurrizor.
E rëndësishme është që derisa rrini ulur, gjunjët t’i keni diç më ulët se ijët. (b.an)