“Të gjitha që i kam thënë i nënshtruaj prapë sot, i them sërish. Ajo që kam thënë në atë periudhë për këtë çështje nuk lëvizin asnjë presje, i them prapë, që Shqipëria nuk mund të importojë plehra. Unë besoj që po bëhet e qartë për të gjithë ata që për shkak të mungesës së informacionit, apo propagandës që synon të luajë me emocionet e tyre kanë një ndjeshmëri shumë të lartë, dhe që plehrat janë mbetje të cilat nuk mund të ripërdoren më. Për këtë arsye digjen ose groposen.
Këtu nuk flasim për plehrat, që është kryekëput ndryshe nga ligji i shkuar, ne kemi ndaluar çdo formë importi të plehrave për arsyeje djegieje apo groposje në Shqipëri. Bllokuam edhe hyrjen e mbetjeve të riciklueshme, të vetëdijshëm që po bënim diçka që për një periudhë kohe do të shkaktonte probleme për industrinë. Por duhet të krijonim kushtet që në momentin kur të ishim gati, ne mund të bënim hapjen e rrugës për lëndët e para dytësore siç quhen, jo plehrat”, u shpreh Rama.