Raphael Nadal tregoi edhe një herë se është një zotëri i vërtetë. Tenisti spanjoll ishte duke luajtur tenis çift, në dyshe me Simon Solbas, në ndeshjen kundër me ish- kampionit John McEnroe, kur papritur kupton se në tribunë një nënë e dëshpëruar nuk po gjente fëmijën e saj.
Në fushë dëgjoheshin të thirrurat dëshpëruese të nënës, e cila kërkonte vajzën. Së bashku me gruan gati i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta kërkuar për të.
Pamjet televizive treguan mamanë e vajzës duke qarë pranë rojeve të sigurisë, ndërsa Nadal dhe tre tenistët e tjerë nisën të kërkojnë për fëmijën në mes të turmës me 7 mijë shikues.
Fatmirësisht, gruaja e re e gjeti vajzën e saj shëndosh e mirë dhe dyshja u tregua nga pamjet televizive duke qarë në momentin e takimit me njëra-tjetrën. Historia u mbyll shumë mirë ashtu si ndeshja e zhvilluar për bamirësi, ku Nadal fitoi 3-6, 6-3 dhe 10-8 kundër Moya dhe McEnroe.
BW/d.i.