Rita Ora gjendet aktualisht në Milano, për fushatë publicitare të firmës së të brendshmeve Tezenis. Aty ka folur me revistën Vanity Fair Italia, ku ka treguar për realizimin e ëndrrës për t’u bërë këngëtare e famshme, një ëndërr që e ushqente që nga koha kur, në lokalin e të atit, këndonte para një publiku të dehur.
Ndërkaq, Vanity Fair ka publikuar edhe fotot e këngëtares me të brendshmet Tezenis.