Një burrë nga India ka tentuar ta vrasë nënën e vet duke ia zënë frymën dhe duke i kërkuar të bijës që ta therë atë gjyshen e vet, ndërkohë që gruaja e tij po brohoriste dhe xhironte ngjarjen e tmerrshme.
Për fatin e mirë të së moshuarës, në momentet kritike në shtëpi futet një punëtor i një organizate jo qeveritare dhe ajo shpëton. Surendra është arrestuar dhe akuzohet se e ka abuzuar nënën e vet për shumë vite.
Surendra Vaidya mund të shihet në video duke e ia mbështjellë fytyrën nënës së vet 80-vjeçare në një tentim dëshpërues për t’ia ndalur frymëmarrjen. E moshuara mund të shihet duke luftuar kundër djalit të vet duke shpurdhur me këmbë dhe duar. Ndërkohë, gruaja e Surendra, i cila e filmon ngjarjen, mund të dëgjohet duke e nxitur burrin e vet dhe në një moment duke thënë: “Kjo grua është shumë kokëfortë.”
ma.me