Elseid Hysaj ka firmosur kontratën e re, e cila do ta lidhë me Napolin edhe për pesë vjet, me opsionin edhe për një tjetër.
Palët kishin rënë dakord që më parë dhe firma ishte thjesht çështje kohe, tashmë zyrtare. Mbrojtësi kuqezi ka siguruar një rritje të konsiderueshme të pagës, e cila shkon nga 650 mijë euro në 1.4 milionë në vit, plus bonuse që mund të shkojnë deri në 2.5 milionë euro në përfundim të vitit të gjashtë të kontratës.
Kontrata përmban edhe klauzolën e përfolur të lirimit, e cila është 50 milionë euro, por që vlen vetëm për jashtë Italisë. Në këtë mënyrë, asnjë klub italian nuk mund ta blejë Hysajn pa dëshirën e Napolit, duke u shmangur një tjetër rast Higuain, çka ishte edhe dëshira e presidentit Aurelio de Laurentiis.
d.i.