Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe nga foltorja e Kuvendit i ka kthyer një përgjigje opozitës, duke theksuar se ndonëse PD flet për mafie, nuk përmenden emra. Nga ana tjetër deputeti i majtë theksoi se PD-së nuk i intereson ligji i mbetjeve, por vetëm pushteti.
Kjo ka shkaktuar përplasje mes tij dhe deputetit Florion Mima, duke shtuar se në kohën kur u propozua ligji ai kishte qenë në qeverisje. Kaq ka mjaftuar, që më pas Mima t’i drejtohet Braçes duke shtuar se: “Të ka lënë Zoti përgjysmë”.
Braçe tha edhe se në kohën kur vijonte diskutimi për pr.ligjin e mbetjeve në komision, përfaqësuesit e opozitës ngrinin veç dorën, në shenjë aprovimi.
“Gënjeshter se mafia ka në dore importin e mbetjeve. Kam denoncuar aktet kriminale te qeverise se kaluar. Flisni për mafie por nuk përmendni një emër, ndaj mjaft bëtë propagande ne kuvend. Thoni emrin e një mafiozi qe ka lidhje me qeverinë. Mafia e riciklimi, dy gjera te kundërta. Ndaj, nuk ka mafioz që riciklon në botë”, tha Braçe.