Nga Flogert Muça/
Është bërë e udhës që politikanët tanë të shajnë e pështyjnë njëri-tjetrin në opinion publik e më pas të justifikohen duke thënë se “është politikë”.
Asnjë problem deri këtu. Sepse në fund të ditës nuk është më populli aq budalla sa të mendojë se sulmet personale pa bazë të vërtete janë serioze. Mirëpo, publiku ka të rrënjosura thellë në vëmendje disa ngjarje që kanë ndodhur këto 25 vjet demokraci, mbi të cilat gjykon me votë politikanët dhe politikën në tërësi.
Sa më lart, sot doktori, ish-kryeministri Berisha doli në podium ku përpos sulmeve të zakonshme, tha se ka reflektuar sa i përket ligjit të mbetjeve që propozoi në vitin 2011. Duke mos u marrë me ligjin e 2011-tës dhe këtë të 2016-tës, duke mos i hyrë analizës se ku ndahen 2 ligjet nga njëri tjetri, vlen të reflektohet në fakt mbi deklaratën e doktorit.
“Mendoja se do të kontrollonim çdo gjë, por e rishqyrtoj qëndrimin tim tashmë. Kam reflektuar sepse janë helme”, tha doktori. Ndërkohë që nuk ka guxuar kurrë të përmendë fjalën “pendesë” apo “reflektim”, njësoj si për rastet e sharjeve ndaj Nanos, doktori bën sërish një deklaratë që është veçse politikë. Sepse të ishte ndryshe do guxonte që të fliste edhe për një sërë ngjarjesh të tmerrshme që kanë ndodhur në kohën kur ai ishte në pushtet. Në kohën kur siç shkruan edhe shkrimtari amerikan Guy Laëson, në librin e tij “Armët dhe Çunat”, FAMILJA e tij ishte kokë e këmbë e përfshirë në apokalipsin e Gërdecit.
Ose për ngjarjen që preu jetën e 4 të pafajshmëve në mes të Bulevardit në 21 janar të 2011-tës. Nuk guxon të flasë, as të shprehë pendesë, as t’i zërë me gojë këto prapësi me pasojë jetën e qytetarëve. Nuk i quan dot politikë, sepse janë vrasje, janë krime.
Për tu bërë i besueshëm nuk ka guxim që t’ju bëjë ballë masakrave të tij, por del dhe flet për një ligj mbetjesh, që dhe po t’i hysh ta anlizosh gërmë më gërmë, del prapë që është politikë.
Abuzimi që bëhet me fjalën politikë është as më pak e as më shumë se tentative për të mbuluar të pambulushmen. Doktor, a ke një përgjigje për 21 janarin, Gërdecin, Trebickën, 97-tën, 98-tën, faljen e detit Greqisë…Ke pendesë, keqardhje, ndjesë për të kërkuar, guxim për t’i shkuar drejtësisë përballë dhe përballur më të?
Këto janë pyetje, kjo është serioze, kjo kërkon zgjidhje, këtë kërkon të dijë publiku sot që akoma nuk është zhbllokuar nga mungesa e drejtësisë. Të gjitha të tjerat, janë veçse plera politike që dalin nga goja për të zhdukur e mos ricikluar në opinion publik ç’ka thashë më lart.
Nëse ke hallate t’ju bësh ballë sa më lart, atëherë po, publiku do të besojë edhe që ti kë reflektuar për ligjin që diskutoni. N’daç edhe për qytetarin dixhital.