Gjatë fjalë së tij të gjatë në parlament, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë rritje pagash e pensionesh pa dalë nga borxhet në të cilën qeveria e shkuar la vendin.
“Nuk ka rritje rrogash në kohën kur kemi gjithë këto borxhe dhe pa nxjerrë anijen që po mbytet në breg.
Kemi bërë një rritje duke iu ulur taksat dhe rritja mesatare nga rroga është 7% në tre vitet e fundit nga taksa që e kishit më të madhe për pastruese se për 15 katëshin ne e kthyem përmbys dhe një rritje rrogash indirekte e përfituan.
Tani flasim për një rritje nominale të rrogave, sa dhe si do të jetë do iu njoftojmë kur ta vendosim.
Rritja do të jetë më e madhe se cdo vit kur Saliu ka rritur rrogat, pastaj sa më e madhe sesa vite bashkë këtë do ta shikojmë‘ deklaroi Rama./java/a.k