Policia e Pogradecit ka arrestuar kryeplakun e fshatit Potgorie Arben Pilinxhi. Ky shtetas akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Mësohet se Pilinxi u arrestua nga policia me një sasi prej 20 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis. Ai u arrestua në fshatin Hudënisht.
Së bashku me kryeplakun u arrestuan edhe 3 shtetas të tjerë./a.m.