Ai është 41 vjeç dhe për muaj me rradhë ka përjetuar kalvarin e vuajtjeve dhe kërcënimit për jetën, pas prekjes nga një sëmundje e rëndë e dëmtimit të veshkave.
Arben Kaciqi duket se ka rilindur sërish, pasi i ka shpëtuar për mrekulli rrezikut për jetën me kryerjen me sukses të plotë, vetëm pak javë më parë, të ndërhyrjes për transplant të veshkës.
Financimi nga Qeveria prej 8,000 eurosh, dhe sakrifica e tezes e cila dhuroi njërën veshkë të saj, mundësuan realizimin tërësisht falas e ndërhyrjes jetëshpëtuese për 41-vjeçarin nga Tirana.
18 pacientë kanë përfituar deri tani falë financimit 100% nga qeveria të transplantit të veshkave.
Po ashtu, janë rreth 950 pacientë që përfitojnë falas tashmë shërbimin e dializës edhe në spitalet private pranë qendrave të vendbanimit, siç janë qendrat e hemodializës që u hapën së fundi në Vlorë e Shkodër, por edhe 3 qendrat e tjera që hapen në vend së afërmi.
Financimi i plotë nga qeveria i transplantit të veshkave edhe në spitalet private, është një tjetër provë e pakundërshtueshme e reformave rrënjësore të ndërmarra në sistemin shëndetësor gjatë tre viteve të fundit./java/a.k