Policia e Tiranës ka prangosur ditën e djeshme dy persona, pasi ata kanë rrahur njëri-tjetrin.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi një konflikti që ka ndodhur në familjen e G.Neza, ku ky ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, 39-vjeçares A.Neza.
Neza mësohet se e ka rrahur gruan e tij në prani të vajzës, minoren 14-vjeçare E.Neza, ngjarje kjo e ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së djeshme.
Vetëm 30 minutash pas kësaj ngjarje, kunati i Nezës, pasi ka mësuar për rrahjen e motrës së tij, e ka dhunuar atë.
Për ngjarjen në fjalë, policia i ka prangosur të dy personat, dhe gjithashtu ka plotësuar kërkesë padinë për urdhër mbrojtje për gruan e G.Nezës./express/a.k