Flamuri i Shqipërisë së madhe, me mbishkrimin “Autokton”, është shfaqur në sektorin e tifozëve të Barcelonës gjatë ndeshjes ndaj Borussia M’gladbachut, e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ky flamur për herë të parë ishte shfaqur në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në tetor të vitit 2014 nga Ballist Morina, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Pikërisht ky flamur kishte bërë që takimi të ndërpritet. /a.m.