Aktiviteti i tyre kriminal arrinte deri në 20 milionë euro. Rafineria e grupi shqiptar ishte e vendosur në Parma. Përllogaritet se grupi ka importuar 60 kg heroinë të pastër me vlerë 20 milionë euro pasi pas përzierjes sasia ka shkuar në 480 kg.
Gjatë operacionit të arrestimit të disa shqiptarëve si dhe disa shtetasve italianë, u sekuestruan 13 kg heroinë dhe 3 kg kokainë si dhe 100 kg substancë për përzierje dhe 13 mijë euro cash. Si lideri i grupit konsiderohet Gëzim Hasa, një ish-punonjës policie në Shqipëri. 30-vjeçari është dënuar me 8 vite burg dhe 22 mijë euro. Pas përfundimit të dënimit do të dëbohet në Shqipëri. Organizata u shkatërrua në tetor të vitit 2014, ndërsa policia gjeti laboratorin e drogës në një shtëpi të braktisur.
ma.me