Mund të jetoni në këtë apartament me pamje mahnitëse në Southbank, Angli, por nëse do të pranoni një kusht… që të kujdeseni për një gjyshe 93-vjeçare.
Një çift i ri ka ka kërkuar dikë që të kujdeset për gjyshen Margaret, dhe në shkëmbim ata u ofrojnë akomodimin në apartamentin e tyre luksoz me 3 dhoma me pamje nga lumi Thames në Southbank.
Çifti tha se Margaret pëlqen të luajë në piano dhe të këndojë këngë të vjetra pijanecësh. Gjithashtu ata thanë se Margaret pëlqen shëtitje të gjata dhe do ju tregojë se sa shumë ajo dëshiron që t’i ndihmojë njerëzit.
Margaret vuan nga humbja e kujtesës që ishte dementia vaskulare, kjo edhe për shkak të moshës së saj.
Nëse dikush pranon kushtin do të ndajë apartamentin me çiftin dhe të moshuarën. Aplikanti kërkohej të ishte femër, e dashur, e qeshur dhe e duruar./tvklan/a.k