Letra e gangsterit amerikan Al Capone, e cila mund të tregojnë anën e tij të butë, do të ofrohen në ankand në Kembrixh, Masaçusets dhe pritet të shitet me rreth 50,000 USD.
Letra me tre faqe e Capone-s dërguar të birit të tij Albert, i njohur si Soni, janë bërë nga burgu famëkeq Alaktraz.
“Pra, zemra ime, shpresoj se gjërat do të kthehet në favorin tonë vitin e ardhshëm, e unë do të jem aty,” shkroi Capone dhe e porosit atë se “duhet mbajtur koka lart dhe të mos e ccajë kokën për askënd.”
Letra është nënshkruar me fjalët “të dua dhe të puth ati yt i dashur Alfons Kapone 85”, kjo e fundit numri i qelisë së tij.
Shtëpia në Boston e ankandandeve RR tha se shitja e “letrës shumë të rrallë personale”, e cila tregon anën e butë të Capone-s do të organizohet javën e ardhshme, përgatiti BETA. (b.an)