Një video ku shfaqen mjekët duke kërcyer nën tingujt e muzikës “pop” teksa po kryenin një ndërhyrje kirurgjikale tek një pacient, është bërë virale në internet.
Në video shihet një mjek i kirurgjisë plastike duke kërcyer me motrën gjatë procesit të operimit të një pacienti, në klinikën e qytetit Medellin në Kolumbi.
Nën tingujt e muzikës “pop”, dyshja kanë hequr nga duart brisqet pranë “pacientit” dhe filluan të bëjnë lëvizje interesante të vallëzimit.
Por është interesant fakti se pas kërcimit, kirurgu dhe motra i kthehen punës sikur të mos kishte ndodhur asgjë.