Një 34-vjeçar nga Pogradeci ëhstë arrestuar nga policia e Shtetit pasi ky shtetas ka dhunuar me sende të forta vëllain i tij 46-vjeçar.
Gjithçka ka ndodhur pas një debati midis dy vëllezërve për çështje pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzaishte të Pogradecit.
“Më datë 26.09.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Mentor Biba, vjeç 34, banues në fshatin Buzaishte, pasi dyshohet se më datë 25.09.2016, në banesë, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain L.B, vjeç 46, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Qendrën e Traumës. Neni 130/a/3 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.