Nje shqiptar i Kosovës, ishte larguar ne Siri per te luftuar me forcat rebele kunder presidentit Bashar Al Assad.
I penduar, ai është kthyer pas disa kohesh qëndrimi ne nje kamp ne qytetin e Alepos.
I intervistuar nga Zëri i Amerikës, 25-vjeçari tregon se mes shqiptareve ne kamp kishte edhe fëmijë.
I riu tregon se kishte shkuar ne Siri, per te ndihmuar civilet, i nxitur edhe nga feja, duke qene se i përkiste besimit mysliman, por shume shpejt ishte zhgënjyer.
Ai rrëfen se do te kishte dashur te ishte kthyer me shpejt nga Siria. 25-vjeçari thotë se synimi i tij është qe te angazhohet per te parandaluar largimin e shqiptareve te tjerë drejt Sirise.