Videoja e policit që shpëton një burrë që tentonte të kërcente nga ura, është shpërndarë me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale, dhe po shërben si kujtesë se një fjalë e mirë mund të ndryshojë jetën e njeriut.
Një amerikan është filmuar duke qëndruar mbi urë në Karolinën e Jugut, ku shihej se po bëhej gati të hidhej, por në momentin që në vend të ngjarjes shfaqet një polic ndryshon gjithçka.
Polici menjëherë tenton të komunikojë me burrin e paidentifikuar, i cili kishte vendosur t’i japë fund jetës, dhe kështu ai filloi ta pyes rreth familjes dhe miqve, por përgjigjet e burrit ishin të shkurtra pasi ai nuk pranonte të shoqërohej me të.
Por kur polici ia parashtroi pyetjen e artë – për sportin, në atë moment burri që po tentonte të vetëvritej del të jetë adhurues i madh i futbollit amerikan, dhe kështu ky sport i bëri të afërt ata dhe në fund pranon t’ia zgjasë dorën policit.
Videoja prekëse, ku shihet burri që tentonte të vetëvritej duke qarë është shpërndarë në rrjete sociale, ku komentet ishin të shumta për policin hero. /a.m.